Transmetuar më 07-11-2018, 13:40

Një ekzekutim mafioz i mori jetën 39-vjeçarit vlonjat Edison Harizaj, në Durrës, teksa udhëtonte me makinë, me një shokun e tij i cili mbeti i plagosur.

Viktima njihej si një nga të fortët e Vlorës, dhe kishte tre pseudonime.

I pari daton që nga vegjëlia “Edison Faqedjeguri”, për shkak të një njolle në faqe, si pasojë e një djegie në fëmijëri.

I dyti është “Il Padrino” ose padrinoja, për shkak të ndikimit që kishte në botën e krimit në Vlorë.

Ndërsa i treti është “Edisoni i shtatë pallateve”, për shkak se rrinte në zonën e njohur si “Shtatë pallatet” në Vlorë.

Ai njihet edhe si anëtar i grupit të Emiljano Shullazit, i dënuar me dhjetë vite burg për vrasje, dënim të cilin e kishte vuajtur në burgun e Fushë Krujës, prej nga dyshohet se përfitoi lirinë në vitin 2010 duke paguar para.

Edison Harizaj, mbeti i vrarë teksa udhëtonte me makinën tip “Audi A8”, bashkë me shokun e tij Genci Çaci 33 vjeç, i cili mbeti i plagosur, në lagjen nr.13 të Durrësit, në një zonë pa ndriçim.

Harizaj mendohet se ka qenë i përfshirë në atentatin me eksploziv ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili gjeti vdekjen pasi makina e tij u hodh në erë në mes të Vlorës, në 9 shtator të vitit 2011.

Po ashtu Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë.

Albano Xhaferri është deklaruar i zhdukur qysh prej 18 qershorit, ditë nga kur familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Ai prej pak kohësh ishte kthyer nga Belgjika drejt Vlorës. Familjarët kanë thënë në polici, se Albano doli nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij dhe se pikërisht ky i njohur e ka marrë të riun në makinë, për të mos e kthyer më mbrapsht.

Ndërkohë pak ditë pas Xhaferrit, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, Ervis Troqe. /a.y/noa.al

Viktima e atentatit në Durrës, dëshmia që e implikon në zhdukjen e të riut në Vlorë

Viktima në Durrës njihej si “faqedjeguri”, dyshohet i përfshirë në atentatin ndaj gjyqtarit Konomi

Kush është personi i ekzekutuar në Durrës, njihej si “Padrino” i Vlorës

Viktima i atentatit në Durrës, i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat

Ekzekutimi me armë zjarri në Durrës, viktima mik i Shullazit

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës, kush është viktima?

Krimi “trondit” Durrësin, një i vrarë dhe një i plagosur gjenden në një automjet

Çfarë po ndodh?! 19 të zhdukur brenda tre vitesh në Vlorë, mister fati i tyre

Zhduken prej dy muajsh dy djem në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd