Transmetuar më 07-11-2018, 09:18

Personi i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të marte, në atentatin me armë zjarri në Durrës, njihej si një nga ‘të fortët’ e Vlorës.

Edison Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që ishte dënuar me 10 vite burg për vrasje, për tu liruar rreth tetë vite më parë.

Në qytetin bregdetar ai njihej si “Il Padrino”, ose Padrinoja i Vlorës, në sajë të ndikimit që kishte në grupet kriminale të qytetit.

Ekzekutimi mafioz ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 39-vjeçari vlonjat, Edison Harizaj, i cili njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Krahas Harizaj, mbeti i plagosur rëndë edhe shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të rënda, u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ekzekutimi ndodhi në lagjen nr.13 të Durrësit, teksa Harizaj dhe Caci, po udhëtonin me një makinë “Audi A8” në momentin kur i ekzekutuan.

Mendohet se atyre iu është bërë pritë me breshëri kallashnikovi, pasi ishin nisur nga Tirana, drejt Vlorës.

Sakaq viktima Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë.

Nga ana e policisë është gjetur një makinë e djegur në zonën e Shën Vlashit në Durrës, e cila mendohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur.

Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i krimit, ndërsa më pas i kanë vënë zjarrin, për tu larguar me një mjet tjetër. /a.y/noa.al

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Durrës, gjendet një makinë e djegur

Viktima i atentatit në Durrës, i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat

Ekzekutimi me armë zjarri në Durrës, viktima mik i Shullazit

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës, kush është viktima?

Krimi "trondit" Durrësin, një i vrarë dhe një i plagosur gjenden në një automjet

Çfarë po ndodh?! 19 të zhdukur brenda tre vitesh në Vlorë, mister fati i tyre

Zhduken prej dy muajsh dy djem në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika