Transmetuar më 07-11-2018, 08:47
Makina qe u gjet e djegur

Gjendet një makinë e djegur në zonën e Shën Vlashit në Durrës, e cila mendohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur.

Dyshohet se mjeti që shikoni në fotografi, është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i krimit, ndërsa më pas i kanë vënë zjarrin, për tu larguar me një mjet tjetër.

Ekzekutimi mafioz ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të marte në Durrës.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 39-vjeçari vlonjat, Edison Harizaj, i cili njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Krahas Harizaj, mbeti i plagosur rëndë edhe shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të rënda, u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ekzekutimi ndodhi në lagjen nr.13 të Durrësit, teksa Harizaj dhe Caci, po udhëtonin me një makinë “Audi A8” në momentin kur i ekzekutuan.

Mendohet se atyre iu është bërë pritë me breshëri kallashnikovi, pasi ishin nisur nga Tirana, drejt Vlorës.

Sakaq viktima Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë./a.y/noa.al

Viktima i atentatit në Durrës, i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat

Ekzekutimi me armë zjarri në Durrës, viktima mik i Shullazit

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës, kush është viktima?

Krimi "trondit" Durrësin, një i vrarë dhe një i plagosur gjenden në një automjet

Çfarë po ndodh?! 19 të zhdukur brenda tre vitesh në Vlorë, mister fati i tyre

Zhduken prej dy muajsh dy djem në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika