Transmetuar më 06-11-2018, 23:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se një person i vrarë dhe një i plagosur janë gjetur brenda një makinë gjatë mbrëmjes së sotme.

Ata u gjetën brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit.

Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Mësohet se pa shenja jete është gjetur Edison Harizaj 39-vjeç, banues në Vlorë, ndërsa i plagosur ka mbetur Genci Caca, 33-vjeç, banues po në Vlorë.

Harizaj është me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit të Emiliano Shullazit.

Gjithashtu mësohet se në Shën Vlash është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.

Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.

Ngjarja në fjalë është nën hetim./a.k/noa.al/