
Një ekzekutim mafioz në një pritë, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të marte në Durrës.
Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 39-vjeçari vlonjat, Edison Harizaj, i cili njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Krahas Harizaj, mbeti i plagosur rëndë edhe shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të rënda, u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ekzekutimi ndodhi në lagjen nr.13 të Durrësit, teksa Harizaj dhe Caci, po udhëtonin me një makinë “Audi” në momentin kur i ekzekutuan.
Mendohet se atyre iu është bërë pritë me breshëri kallashnikovi, pasi ishin nisur nga Tirana, drejt Vlorës.
Pak pas ngjarjes, në zonën e Shën Vlashit në Durrës, është gjetur një makinë e djegur, e cila mendohet se i përket autorëve.
Sakaq viktima Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë. /a.y/noa.al
Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës, kush është viktima?
Krimi "trondit" Durrësin, një i vrarë dhe një i plagosur gjenden në një automjet
Çfarë po ndodh?! 19 të zhdukur brenda tre vitesh në Vlorë, mister fati i tyre
Zhduken prej dy muajsh dy djem në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika