Transmetuar më 07-11-2018, 09:59
Vendi i atentatit te Harizaj, majtas Albano Xhaferri, djathtas Skerdilajd Konomi

Personi i cili mbeti i vrarë në atentatin mafioz të mbrëmjes së kësaj të marte, rezulton me një të shkuar me precedentë penalë, madje deri në vitin 2010 ka qenë në burg, i dënuar për vrasje.

Por 39-vjeçari vlonjat Edison Harizaj, i cili mbeti i vrarë teksa udhëtonte me makinën tip “Audi A8”, bashkë me shokun e tij Genci Çaci 33 vjeç, njihej ndryshe si Edison Faqedjeguri, pasi në vegjëli kishte pësuar një djegie në faqe.

Ndërsa rezulton me një sërë precedentësh penalë, Harizaj mendohet se ka qenë i përfshirë në atentatin me eksploziv ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili gjeti vdekjen pasi makina e tij u hodh në erë në mes të Vlorës, në 9 shtator të vitit 2011.

Po ashtu Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë.

Albano Xhaferri është deklaruar i zhdukur qysh prej 18 qershorit, ditë nga kur familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Ai prej pak kohësh ishte kthyer nga Belgjika drejt Vlorës, ku kishte thënë se kishte mall për dy fëmijët dhe gruan e tij.

Familjarët kanë thënë në polici, se Albano doli nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij dhe se pikërisht ky i njohur e ka marrë të riun në makinë, për të mos e kthyer më mbrapsht.

Ndërkohë pak ditë pas Xhaferrit, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, Ervis Troqe.

Edhe familjarët e këtij të fundit kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë. /a.y/noa.al

Kush është personi i ekzekutuar në Durrës, njihej si “Padrino” i Vlorës

Viktima i atentatit në Durrës, i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat

Ekzekutimi me armë zjarri në Durrës, viktima mik i Shullazit

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës, kush është viktima?

Krimi "trondit" Durrësin, një i vrarë dhe një i plagosur gjenden në një automjet

Çfarë po ndodh?! 19 të zhdukur brenda tre vitesh në Vlorë, mister fati i tyre

Zhduken prej dy muajsh dy djem në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika