Transmetuar më 07-11-2018, 12:14

Një dëshmi në polici është bërë shkak që Edison Harizaj, personi i cili mbeti i vrarë në atentatin me armë zjarri në Durrës, të jetë i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat, Albani Xhaferri.

Kjo pasi Gazmend Merkaj, i cili akuzonte Harizaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Albano Xhaferrit.

Ka qenë pikërisht Merkaj, i cili më 1 gusht u dorëzua në policinë e Fierit, pak pasi kishte denoncuar në policinë e Vlorës, se në makinën e tij tip Bmw, ishte vendosur një sasi eksplozivi, gjë që nuk rezultoi e vërtetë.

Por duket se Merkaj është dorëzuar në polici bashkë me një pistoletë, pasi i druhej ndonjë hakmarrje të mundshme, pasi tha para uniformave blu, se do të dëshmonte për zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, duke insistuar se ai ishte vrarë.

Merkaj dëshmoi para efektivëve të policisë se me porosi të Edison Harizaj, tre persona, Aleksandër Çaushaj, Ilir Shaka dhe Ardit Kola, e rrëmbyen Xhaferrin, duke e dorëzuar pranë një kompleksi në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku ishte dhënë edhe porosia.

Po ashtu Merkaj ka thënë se Albano Xhaferri është vrarë në makinën me të cilën është rrëmbyer, për tu dorëzuar më tej në garazhet e një kompleksi, në pronësi të Edmond Harizaj.

Dyshohet se Xhaferri ka pasur dijeni lidhur me autorët e plagosjes së Ferdinant Llanaj dhe Dritan Begaj, ku mbetur i plagosur edhe një fëmijë 8 vjeç, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2017 dhe për këtë arsye është rrëmbyer dhe vrarë.

Sakaq Edmond Harizaj u ekzekutua në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të marte në Durrës. Si pasojë e të shtënave 39-vjeçari vlonjat, i cili njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti i vrarë.

Krahas Harizaj, mbeti i plagosur rëndë edhe shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të rënda, u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ekzekutimi ndodhi në lagjen nr.13 të Durrësit, teksa Harizaj dhe Caci, po udhëtonin me një makinë “Audi A8” në momentin kur i ekzekutuan.

Mendohet se atyre iu është bërë pritë me breshëri kallashnikovi, pasi ishin nisur nga Tirana, drejt Vlorës.

Sakaq Harizaj, rezulton me një të shkuar me precedentë penalë, madje deri në vitin 2010 ka qenë në burg, i dënuar për vrasje.

Por 39-vjeçari vlonjat Edison Harizaj, njihej ndryshe si Edison Faqedjeguri, pasi në vegjëli kishte pësuar një djegie në faqe.

Ndërsa rezulton me një sërë precedentësh penalë, Harizaj mendohet se ka qenë i përfshirë në atentatin me eksploziv ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili gjeti vdekjen pasi makina e tij u hodh në erë në mes të Vlorës, në 9 shtator të vitit 2011.

Po ashtu Harizaj, rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit, në Vlorë.

Albano Xhaferri është deklaruar i zhdukur qysh prej 18 qershorit, ditë nga kur familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Familjarët kanë thënë në polici, se Albano doli nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij dhe se pikërisht ky i njohur e ka marrë të riun në makinë, për të mos e kthyer më mbrapsht.

Ndërkohë pak ditë pas Xhaferrit, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, Ervis Troqe. /a.y/noa.al

Viktima në Durrës njihej si “faqedjeguri”, dyshohet i përfshirë në atentatin ndaj gjyqtarit Konomi

Kush është personi i ekzekutuar në Durrës, njihej si “Padrino” i Vlorës

Viktima i atentatit në Durrës, i dyshuar për zhdukjen e të riut vlonjat

Ekzekutimi me armë zjarri në Durrës, viktima mik i Shullazit

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës, kush është viktima?

Krimi “trondit” Durrësin, një i vrarë dhe një i plagosur gjenden në një automjet

Çfarë po ndodh?! 19 të zhdukur brenda tre vitesh në Vlorë, mister fati i tyre

Zhduken prej dy muajsh dy djem në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika