



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Shkarkimi i tij u komunikua ditën e sotme nga KPK, për shkak të një dënimi të pa deklaruar nga ana e gjyqtarit.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Thanza ishte dënuar për vjedhje në Itali, ku kishte dhe një gjobë, por në formularin e dekriminalizimit e kishte fshehur.
Ai është dënuar për vjedhje në vitin 1999 nga shteti italian.
Në vendimin e gjykatës italiane, Thanza është dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë.
Në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë, Thanza deklaroi se kurrë në jetën e tij nuk do mund të bënte një veprim të tillë, por se pafajësinë e mori përsipër për të mbrojtur një fëmijë, djalin e vëllait të tij.
“U bë një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit se nuk do të jetë asnjë shënim, përveç një gjobe. Madje unë e falënderova gjyqtarin për gjobën. Kur isha subjekt i dekriminalizimit mora certifikate dhe isha i pastër. Me sinqeritet, s’mund ta imagjinoni dot dhimbjen që ndieja për të. Nipi është pa baba, ka patur një sëmundje të rëndë dhe u dërgua në Itali për kurim dhe krimin e kreu kunata. E mora përsipër fajin për të shpëtuar nipin, jo kunatën. Druaja se djali i vëllait do mbetej pa përkrahje, nëse dënohej e ëma dhe gjendja e tij nuk ishte e mirë”, deklaroi gjyqtari.
Më tej sqaroi se mjekësia italiane e shëroi djalin e vëllait dhe se sot ai është 28 vjeç madje ka edhe një fëmijë.
Ndërkohë, në raportin e ILDKPKI thuhej se Thanza ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ka fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme. /a.y/noa.al
“I pastër”, prokurori Kostaq Beluri kalon Vettingun
Iu zbulua dënimi në Itali, nisin hetimet për gjyqtarin Thanza
KPK e konfirmoi në detyrë, PD kërkon largimin e gjyqtarit Admir Thanza
Iu zbulua dënimi në Itali, vendimi për gjyqtarin Thanza më 17 korrik: Doja të shpëtoja nipin
ONM fundos gjyqtarin: I dënuar për grabitje në Itali! Thanza: Po, por ishte vendim i padrejtë
KPK për gjyqtarin Thanza: Fshehu pasurinë, ka kontakte me njerëz të inkriminuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





