
Një seancë mjaft e vështirë për gjyqtarin Admir Thanza në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që ka renditur një sërë problemesh të rënda në të shkuarën e kandidatit për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Veç problemeve me pasurinë, Thanza rezulton me precedentë penalë. Ai është dënuar për grabitje në vitin 1999 nga shteti italian.
Në vendimin e gjykatës italiane, Thanza është dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë.
Këto informacione u zbuluan në seancën dëgjimore nga përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Thanza e ka pranuar dënimin në shtetin italian, por ka deklaruar se ai është i pafajshëm.
“E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare, por nuk e kam kryer asnjëherë”, tha gjyqtari.
Ndërkohë, në raportin e ILDKPKI thuhej se Thanza ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë.
Edhe DSIK i vlerësoi të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën pasi është vërtetuar se ka kontakte me personazhe të inkriminuar./a.m./noa.al/ KPK për gjyqtarin Thanza: Fshehu pasurinë, ka kontakte me njerëz të inkriminuar
Gjyqtari Thanza kandidat për në KLGJ, nis seanca dëgjimore në KPK
Të martën para KPK, zbulohet pasuria e gjyqtarit Thanza, shumica e të ardhurave nga gruaja
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





