Transmetuar më 10-07-2018, 09:50

Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me gjyqtarin Admir Thanza, i cili është një prej kandidatëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Vetë gjyqtari është i pranishëm në seancë së bashku me avokatin Theodhodri Sollaku.

Thanza posedon një pasuri prej 50.5 milionë lekësh në total ndërkohë shumica e të ardhurave janë siguruar nga bashkëshortja e tij notere.

Thanza ka nisur karrierën prej vitit 1992. Nga ky vit deri në vitin 2006 ai ka shërbyer në Gjykatën e Shkodrës.

Në vitet 2006-2009 është transferuar në Gjykatën e Tiranës Ndërkohë në vitet 2009-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai ka qenë edhe anëtar i KLD-së.

Prej vitit 2013 ai është anëtar i Gjykatës së lartë ndërkohë është pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd