Transmetuar më 10-07-2018, 10:10

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut.

Pas leximit të raportit nga relatori Lulzim Hamitaj, duket se Thanza i cili është edhe kandidat për në KLGJ do ta ketë të vështirë të kalojë procesin e rivlerësimit.

Kjo pasi në raportin e depozituar nga ILDKPKI thuhet se Thanza ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.

“Për pasurinë, ILDKPKI ka dërguar raport që thotë se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë”, – deklaroi relatori Hamitaj.

Edhe në raportin e DSIK gjyqtari Thanza është vlerësuar i papërshtatshëm për vijimin e detyrës. Sipas Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, “Thanza ka kontakte me personazhe të krimit”.

Ndërkohë, avokati i Thanzës, Theodhori Sollaku ngriti dyshime lidhur me trupën gjyqësore. Ai pyeti se pse është ndërruar trupa që zhvillon seancën me klientin e tij.

“Në komunikimet me e-mail kryesuese rezultonte Brunilda Bekteshi”, – tha Sollaku.

Por relatori Hamitaj deklaroi se ka qenë një lapsus dhe nuk ka ndërrim trupe, e cila përbëhet nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Brunilda Bekteshi anëtare./a.m./noa.al/ 

Gjyqtari Thanza kandidat për në KLGJ, nis seanca dëgjimore në KPK

Zbulohet pasuria e gjyqtarit Thanza, shumica e të ardhurave nga gruaja

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd