Transmetuar më 12-07-2018, 11:46

Prokurori i Tiranës Kostaq Beluri ka kaluar procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin përfundimtar këtë të enjte për prokurorin.

Sipas KPK, pas verifikimit të thelluar të kryer në të tre shtyllat e Vettingut, Kostaq Beluri është vlerësuar i përshtatshëm për të vijuar detyrën e tij në sistemin e drejtësisë.

Beluri justifikonte pasurinë me të ardhura të përfituara në mënyrë të ligjshme. Po ashtu, ai kaloi testin e integritetit moral dhe profesional.

Edhe pse Beluri është prokurori që ka pushuar çështjen ndaj gjyqtarit Admir Thanza, i cili rezulton te i dënuar për grabitje, kjo çështje nuk ndikoi në vendimmarrjen finale për prokurorin.

Kujtojmë se Beluri është një prej kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë./a.m./noa.al/ Prokurori Beluri del para komisionit të vetingut, zbulohet pasuria e tij

 

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd