Transmetuar më 06-02-2018, 11:40

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka vendosur që dy të akuzuarit, njëri si vrasës me pagesë dhe tjetri si personi që nxori në pritë Devi Kasmin, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë, të mos qëndrojnë në të njëjtin paraburgim.

Në këtë mënyrë shmanget kontakti mes tyre, pasi dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.

Për 41-vjeçarin grek Efthymiou Efthymious, gjykata vendosi që të qëndrojë në ambientet e paraburgimit të sigurisë së lartë 313, ndërsa për Meshinin, në paraburgimin 302.

Ish-agjenti i forcave speciale të policisë greke u la në qeli ditën e djeshme, kur gjykata vendosi arrest me burg.

E njëjta masë sigurie u dha dhe për tre të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.

I shpallur në kërkim, është Aurel Hoxhallari i cili dyshohet si personi që ka organizuar atentatin, duke paguar 25 mijë euro Efthymiou Efthymious për të kryer krimin. /a.y/noa.al

Atentati në Tiranë, me urdhër të një “bosi” shqiptar nga burgu grek

Pas hekurave si vrasës me pagesë, avokati i grekut zbulon pse u dënua dhe në Greqi

Lihen në burg katër të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit, mes tyre edhe një shtetas grek

Vrasësi grek me pagesë tregon si e njohu porositësin, zbulohet e kaluara e tij

Atentati në Tiranë, zbulohet çfarë iu sekuestrua grekut

Si u planifikua vrasja e Kasmit, porositësi i makinës zbulon detaje

Ekzekutimi i Kasmit, rindërtohet skena e krimit/ Vrasësi grek u largua me furgon pas atentatit

Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit, i dyshuar dhe për atentatin ndaj mikut të Shullazit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd