Transmetuar më 10-04-2017, 15:13

Pas ekzekutimit mafioz të komisar Artan Cukut mbrëmjen e së shtunës në hyrje të pallatit ku banonte në Tiranë, policia nisi hetimet edhe në pistën e hakmarrjes nisur nga një vetëvrasje në zyrën e tij 12 vite më parë.

Madje policia shoqëroi edhe 2 vëllezërit e Agim Dakës, tropojanit që vrau veten me armën e Cukut. Por dy ditë pas vrasjes babai i tij, Prelë Daka ka folur për “News24”, duke deklaruar se me komisar Artan Cukun janë pajtuar sipas kanunit pas vdekjes së të birit.

“S’kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur atë çështje dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë bé në xhami se djali im Agim Daka është vetëvrarë dhe unë dhe familja ime e kemi besuar. Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Artan Cukut sepse e kemi mbyllur shumë vite më parë”, ka deklaruar ai.

Cuku u qëllua në hyrjen e pallatit me plumb në kokë, teksa po futej për në ashensor. Më herët 42-vjeçari kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.

Autorët duke përfituar nga errësira kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin stadiumin “Selman Stërmasi” dhe sheshin “Willson”.

Artan Cuku lindi më 25 janar 1975, në Lurë të Dibrës dhe ishte baba i dy fëmijëve. I ndjeri ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013.

Më herët, viktima i atentatit, Artan Cuku ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranë në periudhën 2009-2011. /b.l/noa.al/

Vrasja e ish- kryepolicit Cuku, lirohen vëllezërit Daka: E kemi mbyllur atë punë

Komisari u vra me dy armë, 3 milionë lekë shpërblim për gjetjen e atentatorëve

U ekzekutua te hyrja e pallatit, del fotoja si u gjet i vrarë ish kryepolici i Vlorës

Ish- kryepolici i Vlorës u qëllua 5 herë, plumbi në kokë ishte fatal

Ekzekutimi mafioz i ish kreut të policisë së Vlorës, pistat ku po hetohet

Në zyrën e komisarit të vrarë Cuku, u vetëflijua një qytetar

Atentat mafioz në Tiranë, ekzekutohet ish-kryepolici i Vlorës, Artan Cuku

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd