Transmetuar më 09-04-2017, 10:35

Artan Cuku, ish- zyrtar i policisë së Shtetit me mjaft detyra drejtuese në karrierën e tij është ekzekutuar mbrëmë rreth orës 20:00 në hyrje të pallatit ku jetonte.

"BW" ka siguruar foton e momentit të parë të viktimës shtrirë para ashensorit. Përmbys me duart e shtrira, është pamja rrëqethëse ndërsa pranë truopit të viktimës shihet një rrëke gjaku.

Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gfjoks dhe një kokë. Një prej atentatorëve e ka pritur në hyrje të pallatit ndërsa tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë.

Plumbi në kokë ka qenë fatal për Cukun, i cili menjëherë pas tij ka përfunduar i shtrirë në tokë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd