Transmetuar më 10-04-2017, 10:43

Lihen të lirë dy vëllezërit e tropojanit Agim Daka, të shoqëruar në policinë e Tiranës, lidhur me ekzekutimin mafioz të ish- kryepolicit Artan Cuku mbrëmjen e së shtunës.

Të ndaluar nga policia e Shkodrës dhe të sjellë në Tiranë, vëllezërit e Agim Dakës, i cili i dha fund jetës në zyrën e Cukut në vitin 2005, kanë mohuar të jenë të përfshirë në ekzekutimin e ish- zyrtarit të lartë të policisë.

Madje ata kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen, “e kemi mbyllur këtë punë që kur vdiq vëllai”.

Vëllezërit Daka u shoqëruan në polici, pas vrasjes së Cukut, duke hetuar mbi mundësinë e ekzekutimit të tij për hakmarrje.

Kjo pasi kur Artan Cuku, ishte shef i komisariatit nr. 4 të Policisë në Tiranë, një person vrau veten në zyrën e tij.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi në janar të vitit 2005 në komisariatin 4 të Tiranës kur i shoqëruari nga policia, Agim Daka me origjinë nga Tropoja, vrau veten në zyrën e Cukut.

Agim Daka ishte vëllai i Bujar Dakës nga Cërrnica e Tropojës i cili ishte arratisur së bashku me dy persona të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër. Dhe për këtë policia kishte ndaluar vëllanë e Bujarit, Agimin për ta marrë në pyetje.

Zyrtarisht thuhet se Agim Daka kreu vetëvrasje, por në atë kohë deputetë të opozitës së djathtë akuzuan shefin e komisariatit Artan Cuku se kishte torturuar Dakën derisa ai kishte humbur jetën. /a.y/noa.al

Komisari u vra me dy armë, 3 milionë lekë shpërblim për gjetjen e atentatorëve

U ekzekutua te hyrja e pallatit, del fotoja si u gjet i vrarë ish kryepolici i Vlorës

Ish- kryepolici i Vlorës u qëllua 5 herë, plumbi në kokë ishte fatal

Ekzekutimi mafioz i ish kreut të policisë së Vlorës, pistat ku po hetohet

Në zyrën e komisarit të vrarë Cuku, u vetëflijua një qytetar

Atentat mafioz në Tiranë, ekzekutohet ish-kryepolici i Vlorës, Artan Cuku

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd