






Merret në mbrojtje familja e ish- zyrtarit të lartë të policisë, Artan Cuku, i ekzekutuar në një atentat mafioz mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.
Efektivë të policisë qëndrojnë në hyrjen e banesës Cuku, me synim garantimin e sigurisë së familjarëve të të ndjerit.
Marrja në mbrojtje e familjes Cuku, në banesën ku jeton gruaja e të ndjerit dhe fëmijët, bëhet gjatë 24 orëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë në ora 20.00 në “Rrugën e Kosovarëve” pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Cuku u qëllua në hyrjen e pallatit me plumb në kokë, teksa po futej për në ashensor.
Më herët 42-vjeçari kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.
Duke përfituar nga errësira ka arritur të largohet në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin “Selman Stërmasi” dhe sheshin “Willson”.
Artan Cuku lindi më 25 janar 1975, në Lurë të Dibrës dhe ishte baba i dy fëmijëve.
I ndjeri ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013.
Më herët, viktima i atentatit, Artan Cuku ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranë në periudhën 2009-2011.
Vrasja e ish- kryepolicit Cuku, lirohen vëllezërit Daka: E kemi mbyllur atë punë
Komisari u vra me dy armë, 3 milionë lekë shpërblim për gjetjen e atentatorëve
U ekzekutua te hyrja e pallatit, del fotoja si u gjet i vrarë ish kryepolici i Vlorës
Ish- kryepolici i Vlorës u qëllua 5 herë, plumbi në kokë ishte fatal
Ekzekutimi mafioz i ish kreut të policisë së Vlorës, pistat ku po hetohet
Në zyrën e komisarit të vrarë Cuku, u vetëflijua një qytetar
Atentat mafioz në Tiranë, ekzekutohet ish-kryepolici i Vlorës, Artan Cuku
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





