Transmetuar më 18-05-2018, 08:59

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagon lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoj, i cili u gjet i vdekur këtë të enjte në ambientet e paraburgimit të Korçës.

27-vjeçari ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë, ndërkohë që rezultoi se kishte shenja dhune.

Ftoj u arrestua më 14 maj pasi vodhi me dhunë varësen e floririt të një qytetareje.

Nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Kreu i opozitës flet për vrasje brenda komisariatit të policisë.

“Dënoj me forcë vrasjen makabre brenda komisariatit të policisë së 27-vjeçarit Enea Ftoi, sot në Korçë. Ky krim çnjerezor është shkaktuar nga tortura barbare ndaj të riut rom që është dhe babai i 3 fëmijëve. Unë dhe Partia Demokratike kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe transparencë të plote, se kush është ai, ose ata që kryen këtë krim makabër. Të dalin në dritë emrat e tyre dhe të hetohen e të përballen me ashpërsinë e ligjit”, shprehet Basha.

Ai shton se kjo nuk është një ngjarje sporadike, por nënvizon se është produkti i një policie që është vënë në shërbim të shefave qeveritarë, të bandave, të kapove, të vëllezërve të ministrave e kryeministrit.

“Kjo polici që shërben krimin dhe qeveritarët e lidhur me krimin, i merr shpirtin në torturë të pamundurit. Çdo polic që nuk zgjedh ligjin dhe uniformën, por krimin, urdhrat dhe shërbimin ndaj kapove, do të përgjigjet para ligjit, pa asnjë diskutim”, thotë në mbyllje të qëndrimit Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Ekspertiza mjeko – ligjore rrëzon policinë e Korçës: Në trupin e të riut ka shenja dhune

Berisha denoncon vdekjen e të riut në komisariat: E vranë kriminelët me uniformë

Misteri i vdekjes së të riut në komisariat, publikohet foto që vërteton dhunën

Vdekja e të riut në paraburgimin e Korçës, sekuestrohen kamerat e komisariatit

Ky është i riu që humbi jetën në paraburgimin në Korçë

I arrestuar dy ditë më parë, vdes në qeli i riu korçar