Transmetuar më 17-05-2018, 11:40

Personi që shihni në fotografi është i riu i cili u gjet i pajetë paraditen e sotme, në ambientet e paraburgimit në Korçë.

I ndjeri është Enea Ftoj, i cili u gjet i pajetë në krevat, në dhomën e paraburgimit.

27-vjeçari ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë.

Vdekja paraprakisht dyshohet të jetë natyrale, ndërkohë që ai është gjetur i pajetë në krevatin e dhomës ku ndodhej.

Viktima ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, ndërkohë që edhe pas rikthimit në liri ka vijuar të vjedhë.

Ftoj u arrestua më 14 maj pasi vodhi me dhunë varësen e floririt të një qytetareje.

Familja e tij pretendon se Enea mund të jetë dhunuar, çka ka çuar në vdekjen e tij.

Aktualisht trupi i pajetë i tij ndodhet në morgun e spitalit të Korçës, ndërkohë që pritet ekspertiza për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /a.y/noa.al

I arrestuar dy ditë më parë, vdes në qeli i riu korçar