Transmetuar më 17-05-2018, 11:19

Një djalë i ri ka humbur jetën në ambientet e paraburgimit në Korçë, tre ditë pas arrestimit.

Viktima është një djalë i moshës 27-vjeçare, i arrestuar për vjedhje me dhunë.

Mësohet se i ndjeri është Enea Ftoj, i cili u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit, paraditen e sotme.

Vdekja paraprakisht dyshohet të jetë natyrale, ndërkohë që është gjetur i pajetë në krevatin e dhomës ku ndodhej.

Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, ndërkohë që edhe pas rikthimit në liri ka vijuar të vjedhë.

Ftoj u arrestua më 14 maj pasi vodhi me dhunë varësen e floririt të një qytetareje.

Trupi i pajetë i tij ndodhet në morgun e spitalit të Korçës, ndërkohë që pritet ekspertiza për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese