Transmetuar më 17-05-2018, 15:27

Vdekja e një të riu në Komisariatin e Korçës ka shkaktuar irritim të familjarëve të 27-vjeçarit, Enea Ftoj.

Këtë pasdite, në morgun e spitalit kanë mbërritur ekspertët mjoko-ligjorë.

Noa ka mësuar se janë tre eksperte, dy to pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë Ligjore, që do të kryejnë ekspertizën e 27-vjeçarit.

Ndërkohë Noa ka siguruar edhe një foto të rënë të viktimës, du duken qartë shenjat e dhunës në kokë.

Familjarët e viktimës vijojnë të qëndrojnë pranë morgut, në pritje të përgjigjeve të ekspertizës. /k.k/noa.al/