Transmetuar më 17-05-2018, 17:15

Vrasje të kriminelëve me uniform e ka quajtur ish-kryeministri Berisha vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoj.

Berisha ka reaguar në facebook duke shkruar se ai u vra barbarisht nga ata që i quan kriminelë me uniformë.

"Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat”, shkruan Berisha.

Ai vijon më tej duke shkruar se “dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e racist që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës”.

Berisha e mbyll reagimin duke i bërë thirrje komunitetit rom dhe qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur atë që ai e quan regjim kriminelësh të urryer. /k.k/noa.al/