Transmetuar më 17-05-2018, 20:52

Enea Ftoj quhet 27 vjeçari nga Korça që u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit. Mësohet se ai ishte arrestuar dy ditë më parë për “vjedhje me dhunë”.

Sipas policisë vdekja dyshohej të jetë natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi i rrëmbeu nga qafa varësen një qytetareje.

Por ekspertiza mjeko – ligjore hedh poshtë pretendimet e bluve të Korçës.

Edhe pse përgjigja pritet të dalë pas tre javësh, bëhet e ditur në së trupin e të riut ka shenja të dukshme dhune në krah, shpatull dhe fytyrë.

Familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të të riut, ndërsa akuzuan policinë për dhunë dhe vrasjen e të riut.

Prokuroria e Korçës ndërkohë ka nisur një hetim për vdekjen e 27 vjeçarit brenda qelisë së komisariatit të Policisë, si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë./m.sh/noa.al/