Transmetuar më 18-08-2017, 14:07

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë dhe solidaritetin me autoritetet spanjolle

Presidenti shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Pasditen e djeshme 13 persona mbetën të vrarë, si pasojë e një përplasje të qëllimshme të një furgoni me një turmë turistësh në Barcelonë, pas manovrave në formë zig-zagesh në mënyrë që të përplaseshin sa më shumë njerëz. Ndërkohë, një nga të plagosurit ndërroi jetë ditën e sotme, duke e çuar në 14 numrin e viktimave.

Ngjarja u shënua në sheshin “La Rambla”, një prej zonave të paralajmëruar edhe nga CIA si target terrorizmi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Ndërkohë pesë persona të dyshuar si terroristë u vranë në një operacion të policisë spanjolle në Cambrils, qytezë në jugperëndim të Barcelonës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Policia dyshon se po përgatitej një ose më shumë sulme në zonën turistike rreth 100 kilometër larg Barcelonës.

Pesë të vrarët gjatë natës, ende pa zbardhur e premtja, mbanin në brez rripa me eksplozivë, ndërsa dyshohet se ishin kamikaz.

Sulmi në Cambrils gjatë natës së lënë pas, dyshohet të jetë i lidhur me atë të pasdites së të enjtes në Rambla të Barcelonës, tha ministri i Brendshëm, Joaquim Forn, në orët e para të mëngjesit të sotëm. /a.y/noa.al

Sulmi në Barcelonë, reagon Merkel: Terrorizmi nuk do të na mposhtë kurrë

Shkon në 14 numri i viktimave në Barcelonë, Spanja tri ditë zie kombëtare

Sulmi në Barcelonë, arrestohet personi i tretë i dyshuar

Shqiptarja me vajzën një muajshe i shpëtoi sulmit terrorist në Barcelonë, për pak sekonda

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Barcelonë

Parandalohet tjetër sulm në Barcelonë, vriten 5 terroristë me rripa eksplozivi

Autori i sulmit në Barcelonë ishte fans i reperit të njohur shqiptar, e ka postuar në facebook

Pamje të tmerrshme pas sulmit vdekjeprurës në Barcelonë

Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur

Ja kush është autori i dyshuar i sulmit në “La Rambla” të Barcelonës

Përgjaket “La Rambla” në Barcelonë, furgoni vret 13 persona dhe plagos 28 të tjerë