Transmetuar më 18-08-2017, 13:05

Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi terrorist me furgon që mori para turmën e njerëzve në Barcelonë. Mësohet se një prej të plagosurve humbi jetën sot në spital, ndërsa raportohet se ka kombësi italiane.

Ndërkohë, në shenjë nderimi të viktimave mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Barcelonës, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shpallur tri ditë zie kombëtare.

Sulmi u mor përsipër nga terroristët e ISIS, ndërsa gjatë natës policia parandaloi një tjetër sulm në zonën turistike të Cambrils, duke vrarë pesë të dyshuar si terroristë që mbanin rripa vetëvrasës në brez, të cilët tentuan sërish të përdornin një furgon për të hyrë mes turmës së njerëzve.

Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi.

Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla. Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll.

Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Gjithashtu bëhet me dije se është ende në arrati shoferi i furgonit që ktrreu sulmin. /b.l/noa.al/