Transmetuar më 17-08-2017, 22:53

Videot e mëposhtme tregojnë pamje të tmerrshme nga ajo që ndodhi në Barcelonë të Spanjës, ku një person mësyu me furgon drejt njerëzve duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Pamjet janë vërtetë të rënda, me njerëz të gjakosur, panik dhe frikë te të tjerët.

Trupat e njerëzve u gjetën të shtrirë në mes të rrugës, të cilët morën ndihmën mjekësore, por bilanci i viktimave mund të përkeqësohet.

Për ngjarjen makabre u arrestua një maroken si autor i dyshuar i sulmit, ndërsa ISIS mori përsipër autorsinë.

Lider të shumtë botërorë u solidarizuan me këtë tragjedi dhe shprehën mbështetje për popullin spanjoll. /k.k/noa.al/