Transmetuar më 18-08-2017, 10:30

Shkon në tre numri i personave të arrestuar, si të dyshuar për sulmin terrorist të pasdites së të enjtes në Barcelonë të Spanjës.

Dy prej tyre u arrestuan pak pas sulmit, ku njëri është marokan, dhe tjetri nga qyteti autonom spanjoll i Melilla.

Ndërkohë personi i tretë u bllokua në Ripoll, provincë e Girona. Sa i takon drejtuesit të furgonit që u lëshua mes turistëve duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur rreth 100 të tjerë, vijon të jetë në arrati.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se personi që kishte marrë me qera furgonin që shkaktoi masakrën, është me leje të rregullt qëndrimi në Spanjë me emrin Driss Oukabir, një 20-vjeçar me origjinë nga Magrebi, ndërsa dyshohet se autori i vërtetë i sulmit mund të jetë vëllai i tij 18-vjeçar Moussa, i cili mendohet se i ka vjedhur dokumentet.

Mësohet se më e vogla e viktimave është një vajzë 3 vjeçe. Mes viktimave tre janë gjermanë dhe një belg, ndërsa autoritetet spanjolle konfirmojnë se mes viktimave dhe të plagosurve janë nga 24 shtetësi të ndryshme.

Pasditen e djeshme 13 persona mbetën të vrarë, si pasojë e një përplasje të qëllimshme të një furgoni me një turmë turistësh në Barcelonë, pas manovrave në formë zig-zagesh në mënyrë që të përplaseshin sa më shumë njerëz.

Ngjarja u shënua në sheshin “La Rambla”, një prej zonave të paralajmëruar edhe nga CIA si target terrorizmi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Ndërkohë pesë persona të dyshuar si terroristë u vranë në një operacion të policisë spanjolle në Cambrils, qytezë në jugperëndim të Barcelonës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Policia dyshon se po përgatitej një ose më shumë sulme në zonën turistike rreth 100 kilometër larg Barcelonës.

Pesë të vrarët gjatë natës, ende pa zbardhur e premtja, mbanin në brez rripa me eksplozivë, ndërsa dyshohet se ishin kamikaz.

Sulmi në Cambrils gjatë natës së lënë pas, dyshohet të jetë i lidhur me atë të pasdites së të enjtes në Rambla të Barcelonës, tha ministri i Brendshëm, Joaquim Forn, në orët e para të mëngjesit të sotëm. /a.y/noa.al

Shqiptarja me vajzën një muajshe i shpëtoi sulmit terrorist në Barcelonë, për pak sekonda

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Barcelonë

Parandalohet tjetër sulm në Barcelonë, vriten 5 terroristë me rripa eksplozivi

Autori i sulmit në Barcelonë ishte fans i reperit të njohur shqiptar, e ka postuar në facebook

Pamje të tmerrshme pas sulmit vdekjeprurës në Barcelonë

Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur

Ja kush është autori i dyshuar i sulmit në “La Rambla” të Barcelonës

Përgjaket “La Rambla” në Barcelonë, furgoni vret 13 persona dhe plagos 28 të tjerë