Transmetuar më 17-08-2017, 19:30

Ka shkuar në 13 numri i personave që mendohet se kanë vdekur në një përplasje “të qëllimshme” të një furgoni me një turmë turistësh në Barcelonë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “La Rambla”, një prej zonave të paralajmëruar edhe nga CIA si target terrorizmi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Sipas mediave lokale dhe atyre botërore, një person me furgon është përplasur në kryqëzim me një turmë njerëzish.

Mendohet se edhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Po ashtu, drejtuesi ka dalë nga mjeti dhe është larguar në këmbë.

Nga ana e saj policia në komunikatën e vetë zyrtare raporton se nga sulmi ka mbetur i vdekur vetëm një person dhe 32 të tjerë janë plagosur.

Fillimisht u tha për një aksident, por tani ngjarja po trajtohet si sulm terrorist.  

Sipas mediave vendase në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë spanjolle e cila i përkiste një shtetasi mysliman 1 metër e 70 centimetra i gjatë i veshur me të bardha. Furgoni me të cilin u krye sulmi ishte marrë me qera në “Santa Perpetua de la Mogata”. /b.l/noa.al/