Transmetuar më 18-08-2017, 07:45

Pesë persona të dyshuar si terroristë u vranë në një operacion të policisë spanjolle në Cambrils, qytezë në jugperëndim të Barcelonës. Gjithashtu edhe disa efektivë policie dhe qytetarë mbetën të plagosur, shtatë në total, pas manovrave të një makine "Audi" e cila i përplasi.

Policia dyshon se po përgatitej një ose më shumë sulme në zonën turistike rreth 100 kilometër larg Barcelonës.

Pesë të vrarët gjatë natës, ende pa zbardhur e premtja, mbanin në brez rripa me eksplozivë, ndërsa dyshohet se ishin kamikaz.

Sulmi në Cambrils gjatë natës së lënë pas, dyshohet të jetë i lidhur me atë të pasdites së të enjtes në Rambla të Barcelonës, tha ministri i Brendshëm, Joaquim Forn, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë pasditen e djeshme 13 persona mbetën të vrarë, si pasojë e një përplasje të qëllimshme të një furgoni me një turmë turistësh në Barcelonë.

Ngjarja u shënua në sheshin “La Rambla”, një prej zonave të paralajmëruar edhe nga CIA si target terrorizmi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Sipas mediave lokale dhe atyre botërore, një person me furgon është përplasur në kryqëzim me një turmë njerëzish. Mendohet se edhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Po ashtu, drejtuesi ka dalë nga mjeti dhe është larguar në këmbë, ndërsa pak më vonë u arrestua një person si i dyshuar. /a.y/noa.al

Autori i sulmit në Barcelonë ishte fans i reperit të njohur shqiptar, e ka postuar në facebook

Pamje të tmerrshme pas sulmit vdekjeprurës në Barcelonë

Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur

Ja kush është autori i dyshuar i sulmit në “La Rambla” të Barcelonës

Përgjaket “La Rambla” në Barcelonë, furgoni vret 13 persona dhe plagos 28 të tjerë