Transmetuar më 18-08-2017, 08:10

ISIS, i ashtuquajturi shteti islamik, ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist në Barcelonë të Spanjës, këtë të enjte, ku 13 personma mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS, ‘Amaq’ publikon njoftimin për marrjen përsipër të sulmit në Spanjë.

Pasditen e djeshme 13 persona mbetën të vrarë, si pasojë e një përplasje të qëllimshme të një furgoni mbi një grup turistësh në Barcelonë.

Ngjarja u shënua në sheshin “La Rambla”, një prej zonave të paralajmëruara edhe nga CIA si target terrorizmi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Sipas mediave lokale dhe atyre botërore, një person me furgon është përplasur në kryqëzim me një turmë njerëzish. Mendohet se edhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Po ashtu, drejtuesi ka dalë nga mjeti dhe është larguar në këmbë, ndërsa pak më vonë u arrestua një person si i dyshuar. /a.y/noa.al

Autori i sulmit në Barcelonë ishte fans i reperit të njohur shqiptar, e ka postuar në facebook

Pamje të tmerrshme pas sulmit vdekjeprurës në Barcelonë

Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur

Ja kush është autori i dyshuar i sulmit në “La Rambla” të Barcelonës

Përgjaket “La Rambla” në Barcelonë, furgoni vret 13 persona dhe plagos 28 të tjerë