

Protesta e sotme pranë Parlamentit ka precipituar me përdorim dhune nga forcat e policisë dhe reagim fizik të disa qytetarëve duke çuar në plagosjen e katër protestuesve dhe tre punonjësve të policisë, raporton noa.al.
Rama reagon për tensionet te Kuvendi: Ata nuk janë flamingo, por sorra e korba që duan dhunë
Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi se në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë duke marrë shërbim mjekësor 2 efektivë policie dhe 2 protestues.
Sakaq në QSUT po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues.
Incidentet para Kuvendit: Tre policë dhe tre protestues të plagosur
"Në të dy strukturat spitalore personat e paraqitur janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën", thuhet në një komunikatë të ministrisë së Shëndetësisë.
Tensione te Kuvendi: Polici qëllohet me gur në kokë, dërgohet për ndihmë mjekësore
Ajo shtoi se pacientët do të plotësohen me ekzaminime sipas protokollit dhe do të ndiqen në dinamikë, por nuk dha detaje se çfarë dëmtimesh kanë të plagosurit.
Kaos përpara Kuvendit: Protestuesit përplasen me policinë, raportohet për të lënduar (Video)
Më herët sot, ndërsa niste seanca plenare në Kuvend, disa protestues hodhën vezë dhe miell në makinat luksoze të disa deputetëve. Protesta vijoi me rrëzimin e barrierave të hekurta që policia kishte vendosur në mjë rreze disa dhjetëra metra nga selia e Kuvendit.
Forcat e policisë ishin energjike në këtë episod pasi përdorën spraj me piper si dhe dhunë fizike ndaj protestuesve duke pasuar reagimin e tyre, raportohet nga organizatorë të protestës.
Mbërrin ambulanca para Kuvendit, dyshohet për një protestues dhe një polic të gjakosur (Foto-video)
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






