Transmetuar më 02-07-2026, 11:28

Situata përpara Parlamentit ka shënuar një tjetër moment rëndimi, ku si pasojë e përplasjeve ka mbetur i dëmtuar një punonjës i Policisë së Shtetit. Gjatë konfrontimit fizik, protestuesit kanë sulmuar forcat e rendit me gurë dhe sende të forta.

Përshkallëzimi i dhunës ka nisur pasi turma ka çmontuar dhe hequr gardhin metalik të sigurisë. Gjatë këtij momenti, një gur i hedhur në drejtim të kordonit ka goditur në kokë një nga efektivët e policisë. Polici i lënduar është shoqëruar menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa tensionet në terren mbeten të larta.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit