Transmetuar më 02-07-2026, 11:23

Tensione të ashpra janë regjistruar mëngjesin e sotëm përpara Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare. Situata ka degraduar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke shkaktuar kaos dhe disa të lënduar.

Fillimisht, protestuesit kanë pritur deputetët pranë zonës së pedonales duke hedhur vezë në drejtim të tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar kur turma ka tentuar të çajë me forcë kordonin e sigurisë të vendosur nga policia.

Gjatë përplasjes janë hedhur gurë dhe mjete rrethanore ndaj forcave të rendit, të cilat janë kundërpërgjigjur duke përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë e përleshjeve dhe efekteve të sprajit, raportohet për disa të lënduar nga të dyja palët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit