Transmetuar më 02-07-2026, 11:30

Tensionet përpara Parlamentit kanë shënuar një bilanc të ri të lënduarish si pasojë e përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Nga konfrontimet fizike dhe hedhja e sendeve të forta, deri më tani raportohet për tre efektivë policie dhe tre protestues të plagosur.

Përshkallëzimi i situatës ka ndodhur kur turma ka çarë gardhin metalik të sigurisë, duke u përleshur direkt me kordonin policor. Tre efektivët e lënduar janë tërhequr brenda rrethimit të Kuvendit ku po u jepet ndihma e parë, ndërsa tre protestuesit e plagosur janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shpërndarë turmën e protestuesve, pranë oborrit të Parlamentit është afruar edhe autoboti me ujë i Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit