

Situata para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje të ashpra që në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Gjatë përballjes mes grumbullimit dhe forcave të rendit, raportohet se një protestues ka mbetur i lënduar dhe dyshohet se është gjakosur.
Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore të dëmtuarve.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë perimetrin e institucionit për të garantuar sigurinë, teksa deputetët pritet t’i drejtohen sallës për nisjen e seancës plenare.
Taulant Balla, PS
Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj.

Flamur Noka, PD
Dënoj me forcë dhunën që narkopolicët dhe gardistët kanë ushtruar ndaj qytetarëve të ndodhur në kafenetë rreth Kuvendit, ku është mësyrë barbarisht për t’i shoqëruar në komisariate, pasi pretendohet se është fërshëllyer Ulsi Manja.
As në diktaturën enveriste nuk ndodhte që të masakroheshin qytetarët kafeneve.
Po u vjen fundi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






