Transmetuar më 04-03-2020, 15:17

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Fierit ka thënë se u paraqitën 60 persona pas helmimit me spraj në gjimnazin "Janaq Kilica".

"Ka vazhduar numri tek 50 nxënës. 10 rastet e fundit kanë ardhur më shumë me shenja ankthi. Gjithsej janë 60 persona, 2 mësues dhe 58 nxënës. 14 nxënës i kemi në monitorim. Gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut.  Janë marrë të gjitha analizat dhe janë çuar pranë institucioneve përkatëse", tha mjekja në deklaratën për mediat.

Ndërsa mjeku i Spitalit të Fierit u shpreh se nxënësit u shfaqën me vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

"Me ardhjen e nxënësve u vunë re probleme më rrugët e frymëmarrjes, kollë. Nuk ishin raste të rënda. Ishin raste nën mesatare. Ajo paraqet vështirësi por sipas klinikës mendohet të jetë një lloj lënde që jep acarim të rrugëve të frymëmarrjes pa rrezik për jetën", tha mjeku.

Ai shtoi se pjesa tjetër e nxënësve do të qëndrojnë në ambientet e spitalit për rreth një ose dy orë të tjera./a.m/noa.al

Lexo edhe: Helmimi i nxënësve/ Ministrja Shahini: Ka irritim të organeve të frymëmarrjes. Këto janë masat që do merren

Helmimi i 42 nxënësve në Fier, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen shëndetësore

Fier/ Helmoi nxënësit dhe mësuesit dy herë brenda pak ditëve, policia ndalon problematikun

Kreu i PD publikon video nga Fieri: Helm në gjithë ambientet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital

Fier/ Probleme me frymëmarrjen në orën e mësimit, zbulohet shkaku që çoi nxënësit në spital

Helmimi i nxënësve në orën e mësimit, Prokuroria e Fierit nis hetimet

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd