
Disa nxënës janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit sot pasi kishin probleme me frymëmarrjen.
Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që ndodh një situatë e tillë që vë në rrezik jetën e nxënësve dhe stafit pedagogjik të gjimnazit "Janaq Kilica".
Dyshohet se e gjitha kjo situatë e pazakontë të jetë shkaktuar nga një nxënës problematik i kësaj shkolle.
Nxënësi nga fshati Kurjan i cili është identifikuar dhe ndaluar nga blutë e Fierit, thuhet se ka hedhur në klasë dhe në ambientet e shkollës spraj piperi, spraj djegës që përgjithësisht përdoret nga forcat e rendit kundër tubimeve të dhunshme.
Veprimi i tij shkaktoi situatë kaotike në shkollë. Disa autoambulanca dhe makina private transportuan të prekurit drejt urgjencës pasi kishin marrje mendsh e djegieve të syve.
Deri tani, gjendja e tyre shfaqet jashtë rrezikut për jetën./a.m/noa.al
Fier/ Probleme me frymëmarrjen në orën e mësimit, zbulohet shkaku që çoi nxënësit në spital
Helmimi i nxënësve në orën e mësimit, Prokuroria e Fierit nis hetimet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





