Transmetuar më 04-03-2020, 12:09

Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar për situatën kaotike në spital pasi 30 nxënës u dërguan në urgjencë prej helmimit.

Baçi e quan neglizhencë të kryebashkiakut dhe Drejtorisë Arsimore të Fierit këtë fakt që vë në rrezik jetën e nxënësve.

"E pafalshme dhe pa imagjinushme, pa përgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier. Përsëri jeta e nxënësve te shkolla Janaq Kilica në rrezik.

Helm në gjithë ambjentet e shkolles, nxënës që ikin me urgjencë në spital.Shteti ka rënë, do duhej t’ju bëja thirrje, deputetëve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë", shkroi Baçi.

Ish-deputeti i PD i bëri thirrje qytetarëve të Fierit, prindërve të nxënësve që të marrin në dorë fatet e fëmijve të tyre./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd