Transmetuar më 04-03-2020, 11:36

Disa nxënës të gjimnazit "Janaq Kilica" në Fier kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë orëve të mësimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit për kontroll mjekësor.

Gjashtë auto ambulanca kanë arritur në shkollë për ti transportuar drejt spitalit, ndërsa disa studentë po dërgohen me makina private.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor që dyshojnë se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Kjo mendohet ti ketë shkaktuar djegie në sy dhe vështirësi në frymëmarrje.

E njëjta ngjarje ndodhi një javë më parë në këtë shkollë ku 7 nxënës përfunduan në spital pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen./a.m/noa.al

Lexo edhe: Fier/ Nxënësit dërgohen me urgjencë në spital, shfaqën probleme me frymëmarrjen

Përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen dhe kollitje, nxënësja tregon çfarë ndodhi në gjimnazin e Fierit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd