
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për situatën në qytetin e Fierit duke thënë se gjendja shëndetësore e 42 nxënësve është e stabilizuar.
"Një grup nxënësish të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit. Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar" thuhet në njoftim.
Ndërkohë, 8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi.
Mjekët informojnë se asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.
"Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme. Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Analiza do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor./a.m/noa.al
Lexo edhe: Fier/ Helmoi nxënësit dhe mësuesit dy herë brenda pak ditëve, policia ndalon problematikun
Fier/ Probleme me frymëmarrjen në orën e mësimit, zbulohet shkaku që çoi nxënësit në spital
Helmimi i nxënësve në orën e mësimit, Prokuroria e Fierit nis hetimet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





