Transmetuar më 04-03-2020, 14:38

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbërritur në spitalin e Fierit për të parë nga afër nxënësit që u helmuan si pasojë e sprajit të piperit.

Shahini deklaroi se do të shtohen oficerë për ruajtjen e sigurisë së nxënësve dhe do të vendosen kamera sigurie në ambientet e saj.

"Duket që ka një irritim të organeve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një pajisje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuroria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë, kamerat, do vendosim edhe të tjera. Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh", tha Shahini.

Në spital mbërritën 60 persona, po tani kanë mbetur vetëm 16 që po marrin ndihmën mjekësore.

Ministrja e Arsimit shtoi se masat janë marrë që herën e parë, ndërkohë që nxënësi problematik ka pranuar se hodhi sprajin. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:10 në gjimnazin "Janaq Kilica" dhe është hera e dytë brenda 10 ditëve që përsëritet kjo situatë./a.m/noa.al

Lexo edhe: Helmimi i 42 nxënësve në Fier, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen shëndetësore

Fier/ Helmoi nxënësit dhe mësuesit dy herë brenda pak ditëve, policia ndalon problematikun

Kreu i PD publikon video nga Fieri: Helm në gjithë ambientet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital

Fier/ Probleme me frymëmarrjen në orën e mësimit, zbulohet shkaku që çoi nxënësit në spital

Helmimi i nxënësve në orën e mësimit, Prokuroria e Fierit nis hetimet

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd