Transmetuar më 30-01-2020, 11:59

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër-porosi urgjente autoriteteve në Britaninë e Madhe ku kërkon ndalimin e Astrit Prengës, vëllain e Jan Prengës.

Organi i akuzës kërkon që përmes dëshmisë së Astrit Prengës të zbërthejë të gjithë grupet kriminale në vendin tonë, dhe të zbardhë pengmarrjen e vrasjen ndaj Jan Prengës.

Përveç kësaj, Prokuroria i ka vendosur sekuestro preventive resortit “Golden” në Shijak ku u dërgua Jan Prenga pasi u mor peng mesditën e 17 janarit 2020.

Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin “Golden” në Xhafzotaj të Shijakut ku si pasojë e torturave dhe dhunës së ushtruar, dyshohet se ka gjetur vdekjen.

Kështu rrëmbyesit e tij, e kanë nxjerrë më tej të mbështjellë me qese të zeza, pasi e kishin zhveshur, teksa rrobat mendohet se ia kanë djegur dhe nën akuzën e fshehjes së provave, është i dyshuari i arrestuar gjatë së martës Festim Bexhdili.

Nga hetimet e policisë janë zbuluar edhe urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes së 49-vjeçarit. Bëhet fjalë për Altin Hajrin nga Shijaku, Dritan Rexhepin nga Vlora dhe M.Bajrin nga Shkodra.

Këta emra janë zbuluar bazuar në përgjimet telefonike të familjarëve të Jan Prengës me vëllanë e tij Astritin, i cili duket se është bërë sebep për vrasjen e të vëllait.

Rexhepi, rezulton se monitoron trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe si bashkëpunëtorë të tij janë Hajri dhe Bajri.

Menjëherë pas rrëmbimit policia kë vënë në përgjim familjarë të Prengës, ndërsa gjatë telefonatave me persona jashtë vendit është evidentuar konflikti i vëllezërve me grupin e Shijakut.

Kjo ka vënë në lëvizje policinë duke zbarkuar në resortin e vëllezërve Hajri, ku dyshohej se mbahej pengu. Autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së restortit “Golden”. Hetuesit kanë dyshime se ata kanë patur rol aktiv në rrëmbimin e Prengës.

Pengmarrja e Jani Prengës, dalin emrat e porositësve

“Kokat” e trafikut nga Ekuadori në BE e Shqipëri, kush janë 4 personat që udhëruan marrjen peng të Prengës

Pengmarrja dhe vdekja e Jan Prengës, shkon në pesë numri i të arrestuarve, kush është i riu i kapur në Kavajë

Pengmarrja/ 49-vjeçari Prenga kishte ndërruar emrin në Greqi, i vëllai korrier i bandës së Shijakut

Personi i marrë peng në në Kamëz ka vdekur, s’ka gjurmë nga trupi! Policia: 4 të arrestuar

Gjendet një “Range Rover” i djegur në Durrës, po heton nëse ka lidhje me pengmarrjen në Kamzë