Transmetuar më 29-01-2020, 09:35

Arrestohet një tjetër person për pengmarrjen e 49-vjeçarit Jan Prenga në Kamëz. Mësohet se është arrestuar në Kavajë 30-vjeçari Festim Bexhdili.

Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga, të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin  e Festim Bexhdili 30 vjeç, banues në Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se  ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, Jan Prengën, më datë 17.01.2020, në Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale Festim Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e trupit të shtetasit Jan Prenga.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”./b.l/noa.al/

Pengmarrja/ 49-vjeçari Prenga kishte ndërruar emrin në Greqi, i vëllai korrier i bandës së Shijakut

E rrëmbyen dhe e vranë, trupi dyshohet të jetë groposur. Konflikti për kokainën që i mori jetën

Personi i marrë peng në në Kamëz ka vdekur, s’ka gjurmë nga trupi! Policia: 4 të arrestuar