Transmetuar më 19-01-2020, 11:40

Një automjet i tipit “Range Rover” është gjetur i djegur në zonë e Shkallnurit në qytetin e Durrësit. Policia po verifikon nëse mjeti është i njëjti me atë që u krye rrëmbimi i një personi në zonën e Kamzës në Tiranë.

Më 17 janar në Kamzë u fut me forcë brenda një automjeti një 49 vjeçar i identifikuar si Jak Prenga, për fatin e të cilit nuk dihet ende asgjë.

Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato të mjetit të djegur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 minuta në rrugën “London” në Kamëz, e ndërsa mjeti i dyshuar i përdorur nga autorët është fiksuar të largohet në drejtim të Fushë-Krujës.

Për policisë rrëmbimi i 49 vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.

Për të hedhur më shumë dritë për rrëmbimin e tij, efektivë të komisariatit numër 5 në Kamëz morën në pyetje edhe familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se nuk kanë asnjë dijeni kush mund të jenë autorët, pasi nuk kanë probleme apo konflikte me njeri.

Të premten në vendngjarje policia gjeti vetëm një mjet tip “Benz” për të cilin u raportua se i përket Jan Prengës, si dhe një këpucë. Si pistë kryesore policia ka atë të ndonjë konflikti të mëparshëm apo borxhi të pashlyer mes 49 vjeçarit dhe autorëve./b.l/noa.al/