Transmetuar më 21-02-2019, 12:57

“Mirësevini në shtëpinë e lirisë, ka vend për të gjithjë këtu, me përjashtim të kriminelëve dhe oligarkëve”.

Kështu tha lideri i opozitës Lulzim Basha, pas kthimit bashkë me protestuesit në selinë e Partisë Demokratike, pak pas dorëzimit të mandateve të deputetëve në Kryesinë e Kuvendit..

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri, demokraci”, ishin disa nga thirrjet e tij.

Ai i cilësoi protestuesit si misionarë të shpresës dhe të nesërmes së Shqipërisë, ku deklaroi se opozita parlamentare dorëzoi sot mandatet “dhe i vuri kyçin Parlamentit të krimit”.

“Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese, i cili nuk do të ndalet deri sa testimi europian i këtij vendi të bëhet realitet, deri sa të largojmë kryehajdutin dhe qeverinë kriminale. Rama ik!”, deklaroi Lulzim Basha.

Sipas tij, sot Shqipëria nuk i takon “Niçeve”, “Shullazëve”, kriminelëve dhe oligarkëve dhe as njeriut që e solli këtë të zezë “Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve”.

“Me zgjedhje europiane ne do të kemi një qeveri të popullit, me popullin dhe për popullin. Shqipëria do të ketë një të ardhme! Ky është mesazhi i një populli të bashkuar si kurrë më parë. Bëhuni gati për betejën e radhës, në Tiranë, Durrës, Korçë, Sarandë, anëembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore! Fitore!”, deklaroi ndër të tjera lideri i opozitës.

Në mbyllje të fjalës së tij, Basha këndoi himin kombëtar.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi më herët bën edhe dorëzimin zyrtarisht të mandateve të deputetëve.

Para zyrtarizimit të djegies së mandateve, Basha ftoi protestuesit që ti bashkohen.

“Ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët deri për pak minuta të parlamentit, për të dorëzuar në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve për ti dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal dhe për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirë. Të gjithë bashkë me ne për të finalizuar këtë akt historik patriotik”, deklaroi Lulzim Basha teksa mbylli protestën.

Më herët ai tha se “Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit të Popullit Edi Rama”.

Sipas tij, njeriu që iu shitet si Kryeministër ndërkombëtarëve është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim sipas tij, “kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës”. /a.y/noa.al

Basha dhe Kryemadhi prijnë protestuesit, dorëzojnë mandatet e deputetëve

Basha, protestuesve: Ndiqmëni! Të dorëzojmë përfundimisht mandatet

Basha thirrje policisë: Mos lejoni të pandehurin Edi Rama të dalë nga kufijtë

Kryemadhi nga protesta: Nuk ka kthim mbas! Rama frikacak që fshihet vrimave

Deputetët e PD dhe LSI nga protesta: Mandati ju takon qytetarëve! Rama ik!

Koka nuk la mandatin, Kryemadhi flet nga protesta mbi vendimin e deputetit të LSI

Lule për policinë dhe ndezje qirinjsh, protestuesit: Rama ik! Parlamenti i rrethuar Basha: Sot digjen mandatet! Protesta do t’ia arrijë qëllimit

Basha dhe Kryemadhi nisen për protestë, Parlamenti i “blinduar” me policë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd