
“Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju deri në fitoren totale të kësaj beteje”.
Është kjo mënyra në të cilën kryedemokrati Lulzim Basha nisi fjalën e tij në protestën e sotme, teksa ju referua djegies së mandateve.
“Rama ik! Rama ik! T’iu dëgjojë bota”, iu tha Basha protestuesve.
“Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit të Popullit Edi Rama”, deklaroi Lulzim Basha.
Sipas tij, njeriu që iu shitet si Kryeministër ndërkombëtarëve është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim sipas tij, “kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës”.
Ai shtoi se nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson llumin e shoqërisë dhe se nuk do i pranoj kurrë zgjedhjet e blera me krimin e organizuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





