
“Ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët deri për pak minuta të Parlamentit, për të dorëzuar në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve, për ti dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal dhe për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirë. Të gjithë bashkë me ne për të finalizuar këtë akt historik patriotik”, deklaroi Lulzim Basha.
Ai iu bëri thirrje protestuesve që ta ndjekin për të dorëzuar zyrtarisht mandatet e deputetëve, duke nisur marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit.
Basha iu drejtua ndërkombëtarëve në fjalën e tij në protestë, duke thënë se kërkohen për shqiptarët vlerat dhe parimet që ekzistojnë tek popujt e tyre, duke thënë se do jetë në krahë të tyre pasi beson tek demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe tek shteti i së drejtës, ku politikanët e korruptuar janë para burgut.
Lideri i opozitës tha se shqiptarët nuk jan populli i dhunës, por populli i lirisë demokracisë dhe ardhmja europiane e vendit.
Sipas tij, nuk do të pranohet kurrë më një Kryeministër bandit, i kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët dhe bandat e krimit të organizuar.
“Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju deri në fitoren totale të kësaj beteje”, tha kryedemokrati në fjalën e tij në protestën e sotme.
“Rama ik! Rama ik! T’iu dëgjojë bota”, iu tha Basha protestuesve.
“Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit. Ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit të Popullit Edi Rama”, deklaroi Lulzim Basha.
Sipas tij, njeriu që iu shitet si Kryeministër ndërkombëtarëve është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim sipas tij, “kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës”.
Ai shtoi se nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson llumin e shoqërisë dhe se nuk do i pranoj kurrë zgjedhjet e blera me krimin e organizuar. /a.y/noa.al
Kryemadhi nga protesta: Nuk ka kthim mbas! Rama frikacak që fshihet vrimave
Deputetët e PD dhe LSI nga protesta: Mandati ju takon qytetarëve! Rama ik!
Koka nuk la mandatin, Kryemadhi flet nga protesta mbi vendimin e deputetit të LSI
Lule për policinë dhe ndezje qirinjsh, protestuesit: Rama ik! Parlamenti i rrethuar Basha: Sot digjen mandatet! Protesta do t’ia arrijë qëllimit
Basha dhe Kryemadhi nisen për protestë, Parlamenti i “blinduar” me policë
https://www.facebook.com/noanews/videos/304754460227881/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd











