Transmetuar më 21-02-2019, 11:40

“Zoti ju rujt ju, zoti shpëtoftë Shqipërinë, zoti i rujt shqiptarët, kudo ku janë! Rama ik, Rama ik!”

Kështu tha në nisje të fjalës së saj në protestë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku deklaroi se Edi Rama përdor uniformën e policisë për të shtypur dhe shfrytëzuar qytetarët.

Për këtë arsye tha se mandatet e deputetëve më shumë se kurrë janë për të gjithë ata djem dhe vajza, policë të cilët e duan Shqipërinë dhe popullin e tyre.

“Sot mandatet tona nuk janë më fasadë e narkoshtetit, janë mandatet e shqiptarëve, pavarësisht bindjeve që kemi. Janë mandate për ty kthyer në vitin 1990 për të thirrur së bashku ‘Liri, demokraci’. Sot mandatet tona nuk janë më fasadë e një parlamenti që rrethohet me tela me gjëmba, por janë mandatet e banorëve të Unazës së Re, minatorëve, naftëtarëve dhe atyre studentëve që në mënyrën më të bukur i nxorën bojën shteti të kapur të Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi,.

Ajo deklaroi se me veprimin e opozitës tregohet se askush nuk duhet të guxojë më të vij njeri në pushtet me paratë e krimit dhe gjakut.

“Nuk ka më kthim mbas, se do na mallkojnë brezat që do vijnë, fëmijët tanë dhe shpirti i qindra mijëra shqiptarëve. Edi Rama ka ikur sepse po të ishte i fortë, sot ai do ishte në atë sallë dhe nuk do të ikte si Arafati që çdo ditë nuk rri asnjëherë në një vend, nuk do të përfundonte si frikacak që fshihet si miu mes vrimave të krimit dhe drogës”, tha ndër të tjera. /a.y/noa.al

Deputetët e PD dhe LSI nga protesta: Mandati ju takon qytetarëve! Rama ik!

Koka nuk la mandatin, Kryemadhi flet nga protesta mbi vendimin e deputetit të LSI

Lule për policinë dhe ndezje qirinjsh, protestuesit: Rama ik! Parlamenti i rrethuar Basha: Sot digjen mandatet! Protesta do t’ia arrijë qëllimit

Basha dhe Kryemadhi nisen për protestë, Parlamenti i “blinduar” me policë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd