Transmetuar më 21-02-2019, 12:42

I ndjekur nga protestuesit të cilët thërrisnin në kor “Rama ik! Rama ik!”, kryedemokrati Lulzim Basha i cili doli nga Kryesia e Kuvendit ku dorëzoi mandatet e deputetëve opozitarë, u drejtua në një tjetër marshim.

Ai priu protestuesit, të cilët thërrisnin në kor emrin e tij, por pa ndalur “Rama ik! Rama ik!”

Protestuesit kaluan para Kryeministrisë por nuk u ndalën, duke vijuar marshimin drejt selisë së Partisë Demokratike, teksa marshimi vijon.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi më herët bën edhe dorëzimin zyrtarisht të mandateve të deputetëve.

Para zyrtarizimit të djegies së mandateve, Basha ftoi protestuesit që ta ndjekin në rrugëtimin drejt zyrtarizimit të dorëheqjes si deputet.

“Ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët deri për pak minuta të parlamentit, për të dorëzuar në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve për ti dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal  dhe për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirë. Të gjithë bashkë me ne për të finalizuar këtë akt historik patriotik”, deklaroi Lulzim Basha teksa mbylli protestën.

Më herët ai tha se “Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit të Popullit Edi Rama”.

Sipas tij, njeriu që iu shitet si Kryeministër ndërkombëtarëve është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim sipas tij, “kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës”. /a.y/noa.al

Basha dhe Kryemadhi prijnë protestuesit, dorëzojnë mandatet e deputetëve

Basha, protestuesve: Ndiqmëni! Të dorëzojmë përfundimisht mandatet

Basha thirrje policisë: Mos lejoni të pandehurin Edi Rama të dalë nga kufijtë

Kryemadhi nga protesta: Nuk ka kthim mbas! Rama frikacak që fshihet vrimave

Deputetët e PD dhe LSI nga protesta: Mandati ju takon qytetarëve! Rama ik!

Koka nuk la mandatin, Kryemadhi flet nga protesta mbi vendimin e deputetit të LSI

Lule për policinë dhe ndezje qirinjsh, protestuesit: Rama ik! Parlamenti i rrethuar Basha: Sot digjen mandatet! Protesta do t’ia arrijë qëllimit

Basha dhe Kryemadhi nisen për protestë, Parlamenti i “blinduar” me policë

https://www.facebook.com/noanews/videos/628306927628169/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd