Transmetuar më 14-11-2018, 09:34

Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës. Edhe autorët e krimit besohet që janë nisur nga Tirana, kurse Durrësi u zgjodh si vend i përshtatshëm për ekzekutimin.

Janë provat më të reja të zbuluara nga grupi hetimor për ngjarjen e disa ditëve më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë i ashtuquajturi “faqedjeguri” Edision Harizaj dhe shoku i tij Genci Caca të dy nga Vlora.

Referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj është shoqëruar, një burim policor i tha ‘Abc’, se ai kishte pikasur ndjekjen. “Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur te një miku i tij, “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Dhe në fakt mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysmë e blinduar. Ndërkohë policia ka siguruar një dëshmitar, i cili flet për disa autorë pjesëmarrës në krim. Veç atyre që qëlluan makinën një tjetër makinë ka mbikëqyrur veprimet.

Kur makinat e viktimave dhe e autorëve u futën në rrugën dytësore, një makinë e tretë. Ka qëndruar pak sekonda në anë të rrugës kryesore. Sapo është kryer ekzekutimi ajo ka lëvizur në drejtim të Plepave.

Në makinën e Harizajt i njohur edhe si shoku i Emiljano Shullazit, policia ka gjetur tre celularë, dy të Harizajt dhe një i Cacës. Të tre të koduar.

Atentati me dy të vrarë në Durrës, dyshohet se Harizaj u nxor në pritë

I vrari në atentatin në Durrës, pagoi 9.5 milionë lekë për të dalë nga burgu

Dy të vrarë në atentatin në Durrës, dyshimet nga u porosit ekzekutimi dhe roli i të zhdukurit

“Il Padrino” i ekzekutuar në Durrës, njihej si “Edisoni i shtatë pallateve”

Viktima e atentatit në Durrës, dëshmia që e implikon në zhdukjen e të riut në Vlorë

Viktima në Durrës njihej si “faqedjeguri”, dyshohet i përfshirë në atentatin ndaj gjyqtarit Konomi